SHBA zgjeron rrugët e furnizimit në Azinë Qendrore

Ushtria amerikane po zgjeron rrugët e furnizimit në Azinë Qendrore për luftën ne Afganistan, nga frika se rruga nga Pakistani mund të rrezikohet për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Pakistanit.
“The Washington Post” raportoi sot se në vitin 2009, 90 për qind e furnizimit ushtarak të SHBA-së është bërë përmes portit të Karaçit të Pakistanit e pastaj përmes maleve furnizimet janë kaluar në Afganistan.
Sot, pothuajse 40 për qind e furnizimeve shkon në Afganistan përmes rrugëve hekurudhore dhe rrugëve automobilistike të Azisë Qendrore.
Raporti citon zyrtarët anonimë të Pentagonit.
Qeveria amerikane po ashtu raportohet se po negocion zgjerimin e marrëveshjeve me Kazakistanin, Uzbekistanin dhe shtetet e tjera, që do të lejonin që përmes shteteve të tyrë të furnizohej zona luftarake afgane.