E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Tajlande fiton motra e ish-kryeministrit

44-vjeçarja Yingluck Shinauatra, motra e vogël e ish- kryeministrit të rrëzuar nga një grusht shteti Taksim Shinauatra, fiton zgjedhjet legjislative në Tailandë. Thaksin është në ekzil në Londër, ndërsa për të në vend është lëshuar një mandat arresti për korrupsion.

Ekxit polet i japin forces së Yingluck Shinauartës ndërmjet 290 e 320 vendeve nga 500 gjithsej në Asamble. E ndërsa partia “Pheu Thai”, fiton më shumë se 50 % të votave, demokratët e kryeministrit Abhisit Vexhaxhiva nuk kanë marrë më tepër se 150 vende. Për ekonomistin 47-vjeçar nuk mjaftoi përkrahja e ushtrisë tejet me influencë në vendin aziatik.

Zgjedhjet ishin testi i parë i madh elektoral për qeverinë, që nga protestat e mëdha opozitare, të cilat e paralizuan Bangkokun në vitin e kaluar, duke lënë 90 persona të vdekur dhe 2 mijë të plagosur.

Tensionet politike në vend ishin mjaft të larta edhe për shkak të sulmeve në jug të  organizuar nga guerilët separatistë muslimanë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›