E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosove-Serbi arrihet marreveshja

Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjet e para që prej pavarësisë së Kosovës. Gjatë raundit të pestë të bisedimeve të zhvilluara në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, të dy palët kanë rënë dakort për rregullime të ndryshme në sektorin e transportit, regjistrimit të personave dhe njohjen reciproke të dëftesave të shkollave dhe universiteteve. Në bazë të marrveshjeve të nënëshkruara jo vetëm do të lëhtësohet udhëtimi nga njëri shtet tek tjetri por do të mundësohet edhe kërkimi i vendeve të punës sidomos për kosovartët të interesuar për tu punësuar në serbi.

"Banorët e Kosovës  do të përfitojnë pasi tani do të kenë mundësi  të  kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit. Madje disa prej tyre do të mund të lëvizin duke përdorur target e makinave ndërsa të tjerë do të kenë nëvojë për targa të  përkohshme. Të gjithë banorët e kosovës kur të realizohet plotësisht marrëveshja do të përdorin targat e tyre qofshin këto RKS apo KS”-tha Robert Cooper, Ndërmjetësues i BE në bisedimet Prishtinë-Beograd.
.
Ndërsa Kosova pranoi që nënshtetasit e jashtëm të marrin një targë të përkohshme në kufirin serb. Beogradi gjithashtu pranoi që të dorëzojë kopje të regjistrit civil të Kosovës çka konsiderohen si mjaft të domosdoshme për funksionimin e gjyqësorit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

"Qëllimi është të krijohet një  një regjistër civil i besueshëm dhe i detajuar  në Kosovë, diçka që për momentin mungon. Ajo që do të bëjmë është që përmes EULEX, do të  prodhojnë  kopje të çertifikuara të regjistrave civilë që nuk janë në Kosovë dhe më pas ato do të transferohen në Kosovë. Kjo do të garantojë një siguri ligjore më të madhe  për banorët aty e njëkohësisht do të vështirësojë krimin e organizuar mashtrimin vjedhjen e identitetit etj. Do të jetë më e lehtë të ndjekësh çështje në mënyrë ligjore edhe për  gjëra të tilla si divorcet. Në planin afatgjatë, gjithashtu do të  mundësojë liberalizimin e vizave"-theksoi ai.

Zyrtarët e BE-së kanë përsëritur se nuk do të ketë nevojë që marrëveshjet e arritura të nënshkruhen nga palët, sepse ato do të merren si obligim politik për t’u zbatuar nga to. Burime të BE-së thanë se takimi i së shtunës ka qenë më i gjatë sesa që ishte planifikuar, megjithëse ai ishte zhvilluar në formë konstruktive . Bisedimet janë zhvilluar deri tani për aspekte praktike të jetës. Çështja e njohjes së Kosovës vazhdon të mbetet jashtë tyre. Bashkimi Europian filloi me ndërmjetësimin e bisedimeve në muajin mars.   

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›