E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron perballet sot me parlamentin mbi skandalin e Merdok

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, do të përballet sot me pyetjet e lgjivënësve lidhur me skandalin e perandorisë mediatike të Rupert Mërdok.

Kameron pritet t’i kërkohen sqarime përse e ka punësuar Endi Koulson, ish-redaktorin e “News of the World”.

Të martën, shefi i “News Coropration”, Rupert Mërdok, dhe ish-shefja ekzekutive e News of the World”, Rebeka Bruks, kanë kërkuar falje para një paneli parlamentar britanik në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.

Kryeministri David Cameron ka deklaruar se politikanët në Britaninë e Madhe kanë qenë shumë pranë redaktorëve të gazetave.

“Një pjesë e mediave kanë kryer akte të tmerrshme ilegale, policia duhet t’u përgjigjet me masa serioze formave të ndryshme të korrupsionit”, ka pohuar Cameron.

Duke folur nga Nigeria, ai ka nënvizuar se edhe policia nga ana e saj duhet të japë llogari përse nuk ka arritur të hetojë më parë mbi skandalin e përgjimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›