E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit pagen minimale arrin ne nivelin prej 20 mije leke

Qeveria merr vendim për të rritur pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Kombëtar të Punës.

Kjo rritje do të bëhet me 1 mijë lekë, duke e çuar pagën minimale në 20 mijë lekë.

Një vendim i tillë ka ndikim të madh në sektorin e industrisë që punon më fason, ku është i përqendruar edhe bumi më i madh i punonjësve.

Sipas këtyre sipërmarrësve, rritja e pagave do të bëhet zinxhir, edhe për punonjësit e tjerë.

Efektet financiare të këtij vendimi nisin që nga muaji korrik.

Një vendim i tillë prek direkt industrinë e fasonëve, të cilët kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve.

Sipas drejtuesve të këtyre bizneseve, pagat e rritura do të fillojnë të jepen që nga muaji pasardhës.

Kërkesa për rritjen e pagës minimale u bë nga Këshilli Kombëtar i Punës, me propozim të ministrisë së linjës.

Ndërkaq, fasonistët vlerësojnë heqjen e taksave si të tekstileve dhe të aksesorëve, duke theksuar se nisma të tilla nga ana e qeverisë i japin nxitje këtij biznesi për t’u bërë industri prodhuese.

Sektori i punës me fason numëron mbi 100 mijë të punësuar në total.

Që nga vitit 2005, paga minimale është rritur me 9 mijë lekë.

Rritja më e madhe është bërë në vitin 2006, kur nga 11.800 lekë u bë 14 mijë lekë.

Viti  Paga minimale

2005 11,800
2006 14,000
2007 16,100
2008 17.100
2009 18.100
2010 19.000
2011 20.000

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›