E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vend të Botërorit, zbavitet në diskotekë

I lënë jashtë nga selektori Carlos Dunga, që nuk e ka ftuar, Ronaldinho duket se ka vendosur të mos i përcjellë ndeshjet e Botërorit në televizor. Kështu, futbollisti i Milanit ka arritur në Florianopolis, qytetin bregdetar në jug të Brazilit, që është veçanërisht i dashur për surfistët.

Ish futbollisti i Barcelonës është vendosur në Majestic Palace, njëri prej hoteleve më të mira të qytetit, i cili pret edhe delegacione presidenciale. Bashkë me të kanë shkuar edhe kolegët, Jo, ish lojtar i Manchester City, dhe Pato, i cili është rikthyer nga Afrika e Jugut, ku ka marrë pjesë në evenimentin promocional të sponsorit të tij teknik personal.

I shoqëruar nga dy bionde të pashme, siç transmeton ueb faqja braziliane 'Globoesporte', Ronaldinho në vend se t’i përcjellë ndeshjet e Botërorit 2010, del për t’u zbavitur çdo natë, së pari për darkë e më pas për të vallëzuar në ‘Divino Lounge’, një lokal i njohur në Florianopolis.

Dinho, gjithmonë nën shoqëri të mirë, është vërejtur të enjten mbrëma duke vallëzuar afër DJ, nën ritmin e muzikës hip-hop dhe të atyre tipike braziliane. Po ashtu, ai pa përtesë i është përgjigjur pozitivisht kërkesave për të dalë në fotografi dhe për të dhënë autografe për klientët tjerë të këtij lokali nate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›