E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje me armë në kryeqytetin e Xhamaikës

Forcat xhamaikiane të sigurisë janë përleshur me njerëz të armatosur ndërkohë që qeveria tenton të marrë nën kontroll bastionin e një baroni të dyshuar droge në kryeqytetin Kingston.

Luftimet me armë zjarri shpërthyen, pasi trupat dhe policia hyn në distriktin Tivoli Gardens për të kërkuar për Christopher "Dudus" Coke, i cili kërkohet nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se luftimet kanë bllokuar herë pas here rrugën drejt aeroportit ndërkombëtar të Kingstonit.

Kjo ka bërë që të anulohen disa fluturimeve.

Ministri xhamaikian i Sigurisë Dwight Nelson, tha se trupat po bënin kontroll shtëpi më shtëpi për z.Coke.

"Është një operacion i përbashkët policor për të cilin ndoshta keni dëgjuar.

Personat brenda komunitetit, ku ai banon kanë vendosur barrikada në të gjitha hyrjet dhe daljet e këtij komuniteti.

Ushtria ka ndërhyrë, ka çmontuar barrikadat dhe është në procesin e kontrollit të çdo banese për ta gjetur të kërkuarin".

Ministri xhamaikian i Sigurisë tha se ka pasur viktima.

Sipas tij, i kërkuari Coke ka mijëra mbështetës besnik, të cilët e admirojnë punën e tij për të varfrit në Xhamaikë dhe janë betuar ta mbrojnë atë me çdo çmim. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›