E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita/Topalli: “Ligjet me 3/5, gurë prove për opozitën, pas bllokimit të padrejtë”

10-11-2011 / Gazeta 55

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino mbërriti dje në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare.


Sannino u prit dje në takime nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidenti Bamir Topi, ndërsa sot pritet të takohet me Kryeministrin Sali Berisha kreun e opozitës, Edi Rama.
Në takimin e zhvilluar dje me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në mënyrë të veçantë, biseda u përqendrua në çështjet që po negociohen, për reformën zgjedhore, rishikimin e Rregullores së Kuvendit dhe miratimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin se proceset e reformave do të ecin përpara.
Në mënyrë të veçantë ajo konsideroi se shqyrtimi dhe votimi me përparësi i projektligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar, është guri i provës për opozitën, për të çliruar procesin e integrimit evropian nga bllokimi i padrejtë.
Kryetarja e Kuvendit siguroi se administrata e Kuvendit është e përgatitur tërësisht për të lehtësuar punën e palëve për reformat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›