E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike, FMN: 2012- ta vetëm 0,5%

Tiranë – Fondi Monetar Ndërkombëtar nëpërmjet parashikimeve ekonomike ka treguar se Shqipëria do të ketë një ekonomi jo të mirë këtë vit.

Sipas të dhënave të FMN së ekonomia gjatë vitit 2012 do të rritet me 0,5%, ndërkohë në parashimkimin e fudit u citua se kjo rritje do të ishte 1,5%.
FMN argumenton se pritet një ulje e kërkesës së brendshme për shkak të rënies së dërgesave nga emigrantët. Sipas saj duhet që të bëhet kujdes me kreditimin dhe qeveria duhet të ulë mundësitë e defiçitit fiskal

Sipas raportit për të patur një rritje ekonomike duhet që në vend të fillojnë reformat dhe të rregullohet sistemi i kontratave për bizneset
“Politika monetare, duhet te jete lehtesuese por pa harruar objektivin kryesor mbajtjen nen kontroll te inflacionit”.- thotë FMN

Parashikimi i ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit është sërish i ulët dhe gati i njëjtë me vitin kur filloi kriza ekonomike.

Shkrime të tjera me interes:

  1. FMN, Bell: rritja ekonomike, parashikohet e ulët Ish-drejtuesi i misionot të FMN-së në Shqipëri Gerwib Bell u...
  2. Borxhi kercenohet nga rritja ekonomike Tiranë – Borxhi i qeverise  përballet këtë vit me tre...
  3. FMN: Borxhi i 2012-tës, të jetë më realist Fondi Monetar Ndërkombetar këshillon qeverinë që buxheti i ri të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›