E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, digjet apartamenti

Një apartament në katin e 5-të të një pallati në Kamëz është përfshirë sot në orët e pasdites nga flakët e zjarrit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë evakuuar dy banorë të cilët ndodheshin në apartament në momentin e rënies së zjarrit. Ndërkohë, për të minimizuar pasojat në njerëz janë evakuuar edhe banorët e tjerë të pallatit.
Deri më tani, nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri, ndërkohë që janë shënuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po këqyr vendin e ngjarjes, për të zbuluar shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve. Nga hetimet e para, rezulton se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazit. Nuk dihet ende se sa është dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›