"Qafë Gjashta",të pandehurit kërkojnë pafajësi
100 persona do të thirren në cilësinë e dëshmitaëve, për ngjarjen e 4 marsuit të 97, në Qafë Gjashtë ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Oficerët e policisë gjyqësore kanë deklaruar se do të sjellim 67 persona për të dëshmuar, kundrejt të pandehurve Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Leonard Theodhori dhe Alqi Paguni. Ndërsa mbrojtja ka deklaruar se do të sjellë 23 dëshmitare të cilët do të provojnë të kundërtën e akuzave që ka ngritur prokuroria. Në listën e personave, që do të thirren për të dhënë deklarimet e tyre janë edhe ish drejtuesit e komisariatit Vlorë në atë kohë të cilët dhanë edhe urdhrat për lëvizjen e grupit të efektivave të policisë nga njëri qytet në tjetrin. Një nga dëshmitaret i cili do të japë shpjegime është edhe ish zv/ministri i Brendshëm, njëkohesisht dhe Drejtor i Përgjithshem i Policisë, Agim Shehu. Pjestarët e bandës së "Qafë Gjashtës" akuzohen për vrasjen e oficerit të policisë, Gjergj Mehmeti, për plagosjen e ish shefit të kromeve Sokol Bizhga, dhe për rrëmbimin e dhe torturimin e oficerit të policisë, Edi Aliaj. Avokatët e "bandës së "Qafë Gjashtës" janë shprehur se klientët e tyre janë të pafajshqm. Sipas tyre policia ka hapur zjarr e para në drejtim të njerëzve.