E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Basha takon Aselborn, diskutohet për integrimin BE-NATO

Plotësimi i standardeve dhe marrja e reformave janë më të rëndësishme sesa marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselbor, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin tonë të Jashtëm Lulzim Basha. Ndërsa Basha ka deklaruar se ky hap do të hidhet në momentin e duhur, pasi të përfundojë edhe procesi i ratifikimi të MSA-së nga vendet anëtare të BE-së. 

TIRANE- Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka pritur paraditen e sotme në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksenburgut Zhan Aselborn. Të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e mira bilaterale duke u shprehur për intensifikimin e tyre në fushën ekonomike, arsimore e të tjerë. Gjatë konferencës për shtyp kreu i diplomacisë së Luksenburgut deklaroi mbështetjen e vendit të tij në proceset integruese të Shqipërisë si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në NATO.

“Bashkimi Europian duhet të zgjerohet në të mirë të tij, pasi nëse ju dhe shtetet e tjera do të anëtarësohen atëherë Europa do të jetë e qetë. Ju duhet të përqëndroheni tek reformat, pasi marria e statusit për kandidatë në BE është e vetmia procedurë qëe kalohen shumë lehtë nëse plotësohen standardet. Vendi juaj i ka përmbushur një pjesë të mirë të standardeve dhe parlamenti ynë dhe sesioni i ri parlamentarë do të ratifikojë protokollin e pranimit të Shqipërisë në NATO”

Ministri ynë i jashtëm Lulzim Basha duke vlerësuar marrëdhëniet bilaterale u shpreh se sot pritet hapi i fundit i ratifikimit të MSA-së nga vendet anëtare të BE-së, proces ky që i hap rrugën procesit të marrjes së statusit të kandidatit.

Ministrat në fund nënshkruan edhe marrëveshjen dypalëshe mbi eliminimin e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve, e cila do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe biznesit midis Shqipërisë dhe Luksenburgut. Pas takimit me ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, Zhan Aselborn u prit nga presidenti Topi dhe kryeministri Berisha ku u thkesua dhe njëherë mbështetja e vendit të tij ndaj proceseve integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›