E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ndalohen 3 të kërkuar për grabitje

TIRANË-Tre shtatas, në kërkim për vepra të ndryshme penale u ndaluan gjatë 24 oreve të fundit në qarkun e Tiranës.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur sot se, në kuadër të operacionit të koduar “Kërkimi Intensiv II”, u realizua ndalimi i shtetasit Sokol Krasniqi, 18 vjeç, banues në fshatin Çukas i Ri, Lushnje, i shpallur në kërkim me akuzen e vjedhjes.
Ndërkohë, në rrugën “Mihal Grameno”, u ndalua shtetasi Enkel Emiri, 43 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”.
Në këtë kuader, u mundësua ndalimi edhe i shtetasi Arjan Velaj, 53 vjec, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se, është autor në dy vjedhje, në Tiranë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›