E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, qytetarët firmosin Peticionin e Aleanca Kuq e Zi

TIRANE-Kavaja ka qënë stacioni i radhë për Aleancën Kuq e Zi ku në emër të mbrojtjes së kombësisë shqiptare ka shprehur rezerva për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Aleanca ka fituar edhe në këtë qytet qindra firma nga qytetarët që mbështesin peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi dy kriteret e mesiperme.
Aleanca dhe njëherë kujtoi se nisma nuk është kundër regjistrimit të popullsisë në përgjithësi, por kritereve ku është bazuar ky regjistrim, pasi shumë shqiptarë kanë falsifikuar kombësinë për interesa të vecanta.
“Jemi pro regjistrimit, por kundër falsifikimit” u shprehën përfaqësues të Aleancës Kuqi e Zi.
Ata pohojnë se peticioni nuk ka dallime politike.
Aleanca Kuq e Zi pohoi se do të vijojë maratonën në cdo qytet dhe krahinë shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›