E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, përplasen një furgon dhe një kamion, plagosen 2 persona

KAMËZ- Një furgon pasagjerësh dhe një kamion janë përplasur me njëra-tjetrin mesditën e sotme, si pasojë janë plagosur 2 persona.  

Aksidenti u shënua rreth orës 14:30 minuta në Kamëz, ndërkohë që të plagosurit  Petrit Hidri 35-vjec dhe Vladimir Cena 56-vjec u dërguan menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›