Strehimi në ‘Qytetin Studenti’, rritet kuota e pagesës me 3 mijë lekë
TIRANE- Studentët që do të strehohen në ‘Qytetin Studenti’ në Tiranë këtë vit do të paguajnë 3 mijë lekë më shumë se vitin që kaluan për shkak të konsumit të madh të energjisë dhe ujit të pijshëm që bëhet në këto godina. Vendimi bëhet i ditur nga shefja e departamentit të Bujtinave Arbana Meha.
“Pagesa ka qenë 42 mijë lekë. Këtë është miratuar dhe marrë vendimi për 45 mijë lekë. Kjo vjen si pasojë e rritjes së energjisë elektrike dhe ujit në çmim”, u shpreh Meha.
Sipas Arbana Mehës stundentët e vitit të dytë deri në vitin e gjashtë tashmë janë të akomoduar pasi ata e dine dhomën e tyre dhe mjafton të bëjnë pagesën. Ndërsa, rreth 1800 studentët e vitit të parë janë ata që cilësohen si banorë të rinj dhe do duhet të presin fazën e dytë për tu regjistruar. Por, cilat janë dokumentet që duhet të plotësojnë studentët e vitit të parë për tu strehuar në ‘Qytet Studenti’.
“Fleta e regjistrimit, tip vërtetimi që jepet nga Fakulteti, 3 fotografi, raporti mjekësor, fotokopje e kartës së identitetit dhe pagesa që bëhet duke u pajisur me mandatin e ri”, theksoi Meha.
Meha rekomandon studentët që të bëhen 3 shokë apo shoqe që janë njohur edhe më herët dhe të strehohen në një dhomë. Fillimi i regjistrimi në Bujtina ende nuk është vendosur, por nisur nga praktikat e mëparshme ato nisin rreth 10 ditë para fillimit të vitit të ri akademik. Ndërsa, përgjegjësit e godinave po bëjnë përgatitjet e fundit për të mirëpritur studentët.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Strehimi në ‘Qytetin Studenti’, rritet kuota e pagesës me 3 mijë lekë