Mbledhja e fundit, qeveria miraton 70 vendime, lirohen nga detyra zv/ministrat
TIRANE- Qeveria “Qeveria Berisha” miratoi sot mbi 70 vendime, që nga zyrtarizimi i dorëheqjeve të zv/ministrave deri tek vendime të tjera të rëndësishme të karakterit ekonomik.
Kryeministri në largim e ka ngjeshur shumë axhendën e ditëve të fundit dhe burime nga kryeministria bëjnë të ditur se pritet që Berisha të mbajë një konferencë të fundit para mediave ditën e shtunë, për të bërë një bilanc të qeverisjes së tij gjatë 2 mandateve.
Nesër Berisha do të drekojë në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
ZBARDHEN VENDIMET E QEVERISE-KLIKO KETU
LIROHEN NGA DETYRA ZV/MINISTRAT E KABINETIT 'BERISHA'
Qeveria miratoi vendimin për lirimin nga detyra të të gjithë zv/ministrave të “kabinetit Berisha”
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000 datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ekrem Spahiu, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Znj. Arta Musaraj, zëvendësministre e Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Arjan Starova, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Znj.Grida Duma, zëvendësministër i Integrimit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Ndoc Faslia, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ardian Tana, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Kreshnik Çollaku, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Znj. Edith Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Albert Gajo, zëvendësministër i Shëndetësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Sajmir Hoxha, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Taulant Bino, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Arben Demeti, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Znj. Afërdita Zeri, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Kastriot Sulka, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Znj. Suzana Turku, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Abaz Hado, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Nikollë Lesi, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Salih Tagani, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Adriatik Alimadhi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Flamur Kuçi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Ernest Noka, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Alfred Rushaj, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Nard Ndoka, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Arben Ristani, zëvendësministër i Brendshëm, litohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Ermal Dobi, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Znj. Brikena Kasmi, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Enno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Z. Neritan Alibali, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZGJATIMI I BULEVARDIT TË TIRANËS, QEVERIA MIRATON VENDIMIN PËR SHPRONËSIMET
Zyra e shtypit e kryeministrisë zbardhi vendimet e miratuara sot në mbledhjen e qeverisë. Mësohet se qeveria ka miratuar vendimin “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, faza e I-rë”, në Bashkinë e Tiranës.
“Zbatimi i këtij projekti paraqitet i një rëndësie vitale për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik të Bashkisë Tiranë. Për këtë qëllim, në përmbushje të plotë të realizimit të projekteve dhe investimeve kombëtare ose vendore, të përcaktuar në nenin 8 pika 2 të ligjit nr. 8561 datë 22.12.1999, “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, Bashkia e Tiranës paraqiti pranë Ministrisë së Brendshme kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ky ndërtim. Për vënien në zbatim të projektit “Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës”, faza e I-rë, në Bashkinë e Tiranës, pas analizës teknike të kryer nga grupet teknike të punës të ngritura pranë Bashkisë së Tiranës, është konstatuar nevoja për shpronësimin e pasurive troje në pronësi private me sipërfaqe totale prej 38.642 m² dhe 204 objekteve të ndërtuara, në pronësi apo posedim privat. Referuar informacionit zyrtar dhe verifikimeve në terren të kryera nga grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës me qëllim kontrollin, evidentimin dhe vlerësimin e masës së shpërblimit për objektet e banimit, objektet industriale dhe bujqësore, janë identifikuar si pasuri private të domosdoshme për t’iu nënshtruar procedurave te shpronësimit për interes publik, pasuri troje pronë private gjithsej 58 me sipërfaqe 38.642 m², të ndodhura në Zonat Kadastrale 8340 dhe 8330.”- thuhet ne njoftimin e kryeministrisë.
Referuar informacioni zyrtar dhe bashkëpunimit institucional midis Bashkisë së Tiranës dhe ALUIZNI, është konstatuar se nga zbatimi i projektit “Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës”, faza I-rë, preken 204 objekte ekzistuese, të cilat janë në pronësi apo posedim privat. Ndërsa llogaritjet e sipërfaqeve të ndërtimit në objektet e identifikuara si objekte që do t’i nënshtrohen shpronësimit, janë kryer nga grupet e punës bazuar në matjet metrike në terren, si dhe përllogaritjet matematikore dhe grafike. Pas shqyrtimit të dokumentacionit u arrit në konkluzionin se:
- Për sipërfaqen prej 38.642 m² truall, vlerësuar me çmimin 26.137 lek/m² të ZK 8330, si dhe 23.217 lek/m² të ZK 8340, me vlerë totale 912.622.642 (nëntëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e gjashtëqind e dyzet e dy) lekë.
- Ndërsa për 204 objekte, sipas matjeve në terren nga grupet e punës, si më lart dhe bazuar në çmimet e Entit Kombëtar të Banesave, vlera totale është 844.853.879 (tetëqind e dyzet e katër milion e tetëqind e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë.
Në kushtet kur zbatimi i projektit shtrihet në një zonë urbane kryesisht informale, pjesa më e madhe e objekteve që do t’i nënshtrohen procesit të shpronësimit kanë statusin “objekte të ndërtuara pa leje”. Fondi për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen do të përballohet nga Bashkia e Tiranës.
QEVERIA MIRATON KONTRATËN MES MINISTRISË SË MBROJTJES DHE ‘EUROCOPTER’
Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë ‘Eurocopter’ për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh.
“P r o j e k t l i gj për një ndryshim në ligjin nr.10222, datë 4.2.2010, “për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet ministrisë së mbrojtjes të republikës së shqipërisë dhe shoqërisë “eurocopter”, për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh”, të ndryshuar. Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I: Në ligjin nr.10222, datë 4.2.2010, “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter”, për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim: Neni 1
Miratimin e disa ndryshimeve në kontratën e lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter”, për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në vendim.
Në faqen zyrtare të qeverisë thuhet se vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VENDIMET DHE PROJEKTLIGJET E MIRATUARA NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE Mbledhja e fundit, Berisha bilanc 8 viteve, akuza të majtëve: Projekti i tyre, utopi