E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pret ambasadorin e ri gjerman, Hoffmann

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër i ardhshëm, Edi Rama, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann. 

Lajmin e konfirmoi vet Rama, nëpërmjet një postimi në "Facebook", ndërkohë që nuk janë publikuar detaje të takimit.

Hoffmann, zëvendëson ish-ambasadoren gjermane, Karola Myler Holtkemper, së cilës, pak javë më parë i përfundoi mandati në këtë detyrë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›