E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, plagosi babë e bir, arrestohet

Dy persona, babë e birë kanë mbetur të plaguar në Laknas të Kamzës mbrëmjen e sotme pas një zënkë e cila ka pasur si zanafillë një konflikt pronësie.

Adritik dhe Zazan Peçaj janë goditur me thikë nga Shefqet Buxhelli në një lokal. Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehuri.

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe ndodhen spital. Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Buxhellin me akuzën e vrasjes në tentativë në rrethana cilësuese.

Dashamir Biçaku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›