Dritan Prifti: Nuk më trembin kërcënimet e avokatëve të djallit
Deputeti Dritan Prifti ka reaguar në lidhje me kërcënimet e avokatëve të Ilir Metës, të cilët kanë deklaruar se do ta padisin këtë të fundit. Ai ka thënë se nuk trembet nga kërcënimet e avokatëve të djallit, ndërsa ka përsëritur edhe njëherë faktin se ekspertët e videos Meta-Prifti kanë gënjyer.
Nuk ka asnjë kërcënim në botë që më tremb mua. Kërcënimi i avokatëve të djallit vetëm më argëton dhe më bën të qesh. Dy gazeta kanë botuar në faqe të parë takimin e avokatit Serjani me ekspertët, para se unë ta bëja këtë citim. Ekspertët e videos kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Ekspertët kanë kryer krim me shtrëmbërimin e drejtësisë dhe së të vërtetës. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar skemën e mashtrimit. SHBA dhe Anglia kanë provat dhe ekspertizë për mashtrimin e ekspertëve të Metës, ka thënë Prifti gjatë një reagimi.