E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamzë, policia qëllon me armëdhe plagos një shofer furgoni

TIRANË – Një ngjarje e pazakontë. Teksa policia shpeshherë është viktimë e plumbave të qytetarëve, sot pasdite ka qenë policia ajo ka qëlluar me armë dhe ka plagosur një shofer furgoni në fshatin Çekrez të Kamzës, Tiranë.
 
Të paktën këto janë dyshimet e para, që raportohen nga vendngjarja, duke shtuar se janë dëgjuar 4 të shtëna me armë pas një grindjeje te stacioni i furgonave mes disa shoferëve të furgonave dhe disa policëve, ku janë përfshirë mbi 6 vetë.

Ndërkohë që qytetarët raportojnë të shtënat, policia i mohon ato. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe ekspertë kriminalistë, të cilët po hetojnë mbi shkaqet.

Ndërkohë, janë bërë edhe dy shoqërime në polici, ndërsa policia ka bërë kontrollin e banesave të dy të shoqëruarve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›