E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një grua

KAMEZ – Një grua është plagosur mesditën e sotme në banesën e saj, pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Skënderbeu’ në Kamëz, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi është lënduar e zonja e shtëpisë, rreth 35 vjeç, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasi bombola nuk ishte mbushur dhe vendosur në kushtet e duhura. Mësohet se bombola është montuar pak minuta më parë nga një person i cili ka në pronësi një pike të shpërndarjes së gazit, të palicencuar në zonën e Kamzës. Sapo gruaja ka tentuar të ndezë gazin, bombola ka shpërthyer duke i shkaktuar plagë në trup.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa është vënë në kërkim të personit që ka montuar bombolën e gazit në shtëpinë e 35-vjeçares.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›