E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben fton Van der Wiel te Bayerni

Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka folur për të ardhmen e mbrojtësit kualitativ të Ajaxit, Gregory Van der Wiel, të cilin e ka ftuar te klubi nga Bavaria.

Mbrojtësi holandez është lidhur në të kaluarën me top klubet evropiane, por kolegët e tij nga kombëtarja, si Robben, shpresojnë ta kenë pranë tyre.

“Gregory është lojtar i cili ka shumë përvojë me Ajaxin dhe kombëtaren holandeze. Për mendimin tim, ai është shumë i talentuar dhe do t`i përshtatej Bayernit”, tha Robben.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›