Librazhd, vetëvaret emigranti, policia heton shkaqet
/>Një 19- vjeçar që sapo është kthyer nga shteti grek ku emigronte ilegalisht prej disa muajsh, është vetëvarur ditën e djeshme. Sipas burimeve të policisë lokale, rreth orës 18: 30 të mbrëmjes së djeshme, Albert Allhidri, nga fshati Rrajcë i Librazhdit është gjetur i vetëvarur në banesën e tij dhe pikërisht në kuzhinë.
Policia ende nuk ka përcaktuar motivet e këtij akti, por mësohet se ndrojtja ndaj familjes së cilës nuk i kishte sjellë asnjë qindarkë, mund ta ketë detyruar të riun të varte veten. Që mbrëmë kanë nisur hetimet dhe pritet që sot të jepet shkaku i saktë i kësaj vetëvarjeje.