Karburantet, reagon dogana për akcizën: Vendim i drejtë
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, e ka konsideruar të drejtë vendimin e Ministrisë së Financave për ngrirjen në 37 lekë të akcizës për karburantet. Sipas tij, kjo masë do të stabilizojë tregun dhe nuk do të provokojë rritje të çmimeve me pakicë.
TIRANE- Drejtoria e përgjithshme e Doganave mbështet vendimin e Ministrisë së Financave për ngrirjen në 37 lekë të akcizës për karburantet. Kreu i këtij institucioni Përparim Dervishi, ka deklaruar se kjo masë do të stabilizojë tregun, pasi sipas tij çmimi i ulët i naftës në bursën ndërkombëtare nuk është i besueshëm dhe me shumë gjasa do të rritet sërish.
Vendimi për ngrirjen e akcizës është me përfitim për doganat, pasi rrit të ardhurat, por sipas kreut të këtij institucioni kjo masë nuk do të ketë ndikim në çmimet e shitjes me pakicë ashtu siç edhe është deklaruar nga kompanitë importuese.
Drejtoria e përgjithshme e Doganave Përparim Dervishi, ka deklaruar se gjatë vitit që lamë pas ç’doganimet e karburanteve kanë pësuar rritje prej 15 mijë ton ose rreth 4.5 për qind kundrejt 2007-ës, pavarësisht se gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar çmimet u rriten në nivele rekord. (a.r/news24/balkanweb)