E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamil Firat hap DokuPhoto’n

Ekspozita “JR”, e fotografit turk, Kamil Firat, do të hapë edicionin e sivjetmë të DokuPhotos. Ekspozita hapet më 5 korrik në Muzeun e Hamamit në Prizren, ndërsa mbyllet më 20 korrik.

“JR” ka për temë garat e pehlivanëve, që konsiderohet sporti më i rëndësishëm tradicional në Turqi. Me ardhjen e turqve këto gara u popullarizuan edhe në Ballkan (që para 650 viteve), përfshirë këtu ndërsa rajonin e Dragashit, në Kosovë. Nëpërmes fotografive, të realizuara gjatë një periudhe trevjeçare në Ediene, Antalya, Emali, Iznik, Karamursel, Stamboll, etj, Firat dokumenton garat e fëmijëve pehlivanë.

Ndryshe, Kamil Firat është ligjërues në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin Mimar Sinan, dhe është ndër themeluesit e Adatepe Tas Mektep (Shkolla e Gurit në Adatepe), në Canakkale (Turqi). Ndër seritë kryesore të tij janë: Kapadokya, Bregu, Kubbe, Dream Cities, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›