“Drood” bëhet film

Sipas Simons, në nëntokën londineze përplot tym opiumi Colins dhe Dickens vihen në kërkim të Drood, një figurë kjo misterioze dhe e neveritshme, që konsiderohet përgjegjëse për 200 vrasje që ndodhën në Londër. Në këtë rrëfim ndërthuren shumë fakte historike me fantazi, realiteti me halucinacione,. dhe epoka viktoriane me magjinë e Egjiptit të lashtë.
regjinë e adaptimit filmik të romanit do ta bëjë regjisori meksikan, Guilermo del Torro, ndërsa ende nuk dihet se kush do të paraqitet në rolet kryesore.
Shtëpia filmike Universal ka blerë tashmë të drejtat ekskluzive për ekranizimin e romanit.
Simons, që është fitues i katër Bram Stocker Awards, është autor i shumë veprave, si kult seriali fantastiko-shkencor "Hiperion/Endimion", "Kënga e Perëndeshës Khali”, “Vera Natën”, etj.