E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamioncina perplaset me automjetin nje i vdekur 4 te plagosur

Nje 26 vjecar ka humbur jeten ndersa 4 te tjere kane mbetur te plagosur ne nje aksident qe ndodhi rreth ores 18 ne autostraden Milot- Rreshen. Ermal Koldashi nga Kukesi ka gjetur vdekjen e menjehershme, pasi automjeti tip Renault me te cilin ai udhetonte sebashku me vellain e tij Arjan Koldashi 30 vjec i plagosur rende u perplas me nje kamioncine me te cilin udhetonin 3 persona. Te plagosurit e tjere jane cifti Shpetim dhe Elvana Beqiri 32 dhe 26 vjec nga qyteti i Lacit si dhe Nazmi Lika 44 vjec nga Miloti. Shkak per kete aksident u be parakalimi I gabuar i mjetit ku udhetonin dy vellezerit Koldashi qe me pas u perplas me kamioncinen dhe u perfshi nga flaket. U desh nderhyrja e zjarrfikesve per te shuar flaket, ndersa te plagosurit u derguan ne spitalin ushtarak te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›