E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Limaj mbetet në burg – Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për lirimin e tij

04-01-2013 / Gazeta 55

Gjykata e Lartë në Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Limajt për lirimin nga paraburgimi. Ndërkohë mbetet në fuqi vendimi i Qarkut, me të cilin u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Limaj dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim deri më 23 shkurt të 2013. Arsyeja e refuzimit të dhënies së lirisë ka qenë se ajo mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës tek dëshmitë dhe dëshmitarët. Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se arsyet për caktimin e paraburgimit, vazhdimin e tij dhe refuzimi i lirimit nga Gjykata e lartë nuk kanë bazë ligjore dhe, sipas tij, janë krejtësisht vendime politike. Sipas tij, si bazë e gjykimit të ardhshëm duhet të merret vendimi për lirim i majit 2012. Duke theksuar se Limaj nuk mund të ndikojë në dëshmitë e X-it, i njohur si Azem Zogaj dhe as në përmbajtjen e ditarit të tij, sepse ai ka vdekur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›