E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamora tre mije euro dhe nje ore per nje vrasje

Tre mijë euro dhe një orë e markës “Rolex” ishte shpërblimi i marrë për secilin e vrasës të një grupi ekzekutuesish së klanit të Belfortes, pjesë e mafies së Kamorës napolitane, në Itali.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia italiane, e cila së fundmi ka vendosur në pranga njërin prej vrasësve,  që në vitin 2003 ndoqën dhe vranë pas një ndjekje të gjatë 20-vjeçarin Francesco Sagliano, pjestar i një grupi rival.

I penduar, vrasësi i arrestuar ka treguar detaje të rëndësishme të mënyrës se si funksionon klani, përfshirë detaje rrënqethëse mbi vlerën inekzistente që ka jeta e një njeriu për drejtuesit e Kamorës.

Si rrjedhojë e dëshmive të tij, tre mafiozë të tjerë u vendosën në pranga gjatë të të premtes ndërsa sipas “ANSA”-s, edhe një numër i pacaktuar mandadesh arresti janë lëshuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›