Kampbell vizitë në Kinë

Ndihmës-sekretari i shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin ka mbërritur sot në Kinë në një turne gjatë të cilit do të shkojë edhe në Korenë Jugore dhe në Japoni, për të diskutuar zhvillimet në Korenë Veriore pas vdekjes së Kim Jong IL-it.
Kërt Kampbell, po viziton rajonin për të disktuar për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor dhe ndihmën ushqimore me Korenë Veriore.
Kampbell është zyrtari më i lartë amerikan që viziton rajonin që nga vdekja e Kimit dhe kalimi i pushtetit tek i biri i tij, Kim Jong Un.