Kandidati republikan Rick Santorum fiton terren ne zgjedhjet paraprake

Ketu ne Shtetet e Bashkuara mbeshtetja per Kandidatin republikan per president Rick Santorum eshte shtuar ne anketat e fundit para zgjedhjeve paraprake qe po mbahen sot ne Iowa.
Michele Bachmann Rick Perry dhe Newt Gingrich kane qene pretendentet kryesore ne garen republikane per te marre emerimin e partise per president.
Tani nje tjeter konkurrent eshte duke perjetuar nje vale te popullariteti.
Rick Santorum ish-senator 53-vjecar nga Pensilvania ne sondazhet e koheve te fundit ka patur rritje te mbeshtetjes. Ai ka sherbyer ne Kongres per 16 vjet deri sa ai e humbi vendin e tij ne senat ne vitin 2006.
Zoti Santorum eshte betimtar katolik i perkushtuar dhe babai i shtate femijeve. Ai thote
Une e quaj kete turne te besimit familjes dhe lirise sone. Nje jave me pare kam thene qe ne duhet ne fakt te ndryshojme kete sllogan ne besimi plus familjen eshte i barabarte me lirine.
Santorum kundershton abortin dhe zgjerimin e te drejtave per homoseksualet. Kerkesat e tij jane terheqese per shume votues te krishtere evangjeliste.
James Lindsay eshte studiues i politikes se brendshme ne Keshillin per Marredheniet me Jashte ne Uashington.
Natyrisht nje nga grupet e medha te votuesve ne shtetin e Ajoves jane konservatoret e ceshtjeve sociale evangjelistet shume prej te cileve i vene nje rendesi te madhe per shembull marredhenieve te Shteteve te Bashkuara me Izraelin. - thote ai
Kete teme zoti Santorum e trajtoi ne nje debat muajin e kaluar ku tha
Izraelitet kane te drejte te vendosin se cfare ndodh ne vendin e tyre perfshire Bregun Perendimor sepse edhe ajo zone eshte toke e Izraelit.
Pikepamjet e kandidatit Rick Santorum jane ne kundershtim me politiken amerikane. Uashingtoni vazhdimisht i ka bere presion Izraelit te ndaloje ndertimin e vendbanimeve ne Bregun Perendimor.
Zoti Santorum gjithashtu thote se ai do te bombardonte centralet berthamore ne Iran pervec ne rastet kur ato jane te hapura per inspektim nga inspektoret nderkombetar.
Megjithe popullaritetin e koheve te fundit zotit Santorum disa analiste politike thone se nuk eshte e qarte se sa energji dhe fuqi ka fushata e tij.
Steffen Schmidt eshte studiues politik ne universitetin shteteror te Ajoves. Ai thote
Une mendoj se Rick Santorum nga fundi papritmas ka perjetuar nje ringjallje politike ketu por une nuk jam i sigurt se Rick Santorum gezon mbeshtetje ne shume vende te tjera dhe nuk mund te beje fushate ne vende tjera. Ai nuk ka burime financiare keshtu qe une mendoj se ai nuk do ta vazhdoje fushaten e tij.
Por Santorum ka fituar terren ndaj pretendenteve kryesore republikan.
Ne fushatat e kaluara suksesi ne Iowa i ka ndihmuar kandidatet te mbledhin fonde shtese per fushaten e zgjedhjeve paraprake.