E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperdorimi i barnave me recete problem ne rritje

Zyrtare te shendetit thone se abuzimi me drogen eshte shkaku kryesor i vdekjeve ne Shtetet e Bashkuara dhe se barnat me recete jane nje pjese e madhe e problemit.

Barnat kunder dhimbjeve dhe stresit  kane lene shume njerez ne varesi te ketyre ilaceve.

Ne Qendren e Rehabilitimit ne Malibu  jashte qytetit Los Angeles pjesmarresit mesojne se si te praktikojne yoga  per te perballuar stresin ankthin dhe dhimbjet kronike.

Instruktorja Shannon Scott ka qene dikur teper e varur nga barnat qetesues si Vicodin. Tani ajo meson te tjeret se si te clirohen nga ky ndikim.

Vicodin ishte nje nxites per mua. Keshtu qe une gjithashtu perdorja Vicodin per energji per te qene aktive gjate dites.

Zyrtaret amerikane te shendetit thone se helmimi shendetesor ishte shkaktari kryesor i vdekjes ne vitin 2008 dhe se 90 perqind te helmimeve jane shkaktuar nga droga duke perfshire edhe barnat qetesues.

Qeveria thote se vdekjet e shkaktuara nga barnat kunder dhimbjeve eshte mbi trefishuar gjate 10 vjeteve te fundit.

Ky nuk eshte nje lajm i ri per Mary Ann Gunn gjykatese ne pension e cila ka nje shfaqje televizive te quajtur Last Shot with Judge Gunn ku tregohet efekti i vertete i droges ne jeten e njerezve dhe familjeve te tyre.

Ne vitin 1999 problemi i madh ishte methamphetamine dhe ne e kemi trajtuar dhe po vazhdojne ta trajtojme ceshtjen. Gjithnje e me shume gjate viteve kemi filluar te shohim njerez te varur edhe nga barnat me recete.

Farmakologu James Adams i Universitetit te Kalifornise Jugore thote se barnat e fuqishme krijojne varesi tek pacientet.

Une nuk jam duke folur per abuzuesit e heroines ne rruget e Los Angelesit. Por e kam fjalen per nje te moshuar qe  po vdes nga oxycodone po vdes nga hydrocodone po vdes nga morfina.

Dr. Adams thote se 90 milione amerikane  kane dhimbje kronike shumica e tyre shkaktuar nga artriti mbipesha dhe nga plakja.

Ai thote se zgjidhja eshte duke perdorur menyra alternative per te menaxhuar dhimbjet dhe duke dhene barna te fuqishem vetem per ata qe kane nevoje per to.

Nje tjeter zgjidhje thote ai eshte krijimi i  nje regjistri te pacienteve qe do tu lejonte mjeket dhe farmacistet te dinin se cfare barnash jane duke marre pacientet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›