Kroacia nis fushatën për referendumin për BE-në

Kryeministrja e Kroacisë, Vesna Pushiç, iu bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, përmes referendumit që mbahet këtë muaj, duke filluar kështu edhe zyrtarisht fushatën.
“Vendimi nëse Kroacia i përket politikisht Evropës, siç i përket gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, merret në referendum”, ka thënë Pushiç.
Në kuadër të fushatës janë shtypur rreth dy milionë broshura mbi BE-në, që do të shpërndahen shtëpi për shtëpi, ndërsa do të hapet edhe një linjë telefonike për infomacione të qytetarëve.
Ish republika jugosllave, e pavarur që nga vitit 1991, ka nënshkruar traktatin e anëtarësimit në dhjetor. Lëvizja shtroi rrugën për t`iu bashkuar bllokut më 1 korrik të 2013-ës.