E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet evropiane Borussia shtyn festen per titullin

Borussia Dortmund ka shtyrë festën për titullin kampion në Gjermani pas humbjes së rëndë 1-0 në fushën e Munchengladbah. Një gol i sulmuesit kamerunas, Idrissou i ka dhuruar fitoren vendasve dhe në të njëjtën kohë nga ndalur skuadrën e Jurgen Klop, e cila tani kryeson renditjen e përgjithshme në Bundesligë me gjashtë pikë më shumë se Bayern Leverkusen.

Një javë për t’u harruar edhe për Bayern të Mynihut që nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Frankfurtit. Vendasit do të shënonin të parët, ndërsa humbja e bavarezëve do të evitohej vetëm në limitet e kohës së rregullt pas një 11-metërshi të kthyer në gol nga Mario Gomes. Gjithsesi, barazimi e ka zbritur Bayern në vendin e katërt, duke i vënë një pikëpyetje të madhe pjesëmarrjes së bavarezëve në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në Francë, Lille barazoi 1-1 në fushën e Lorient, duke ndërlikuar akoma më shumë objektivin për të fituar titullin kampion. Megjithëse do të shënonte e para, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia do të barazohej nga vendasit, ndërsa pas javës së 31-të kryeson renditjen me vetëm dy pikë më shumë se Olimpiku i Marsejës.

Në kampionatin hollandez, Ajaksi ka hyrë bindshëm në garën për titullin kampion. Skuadra nga Amsterdami fitoi 4-1 kundër Excelcior, ndërsa përfitoi nga humbja 3-1 e PSV Eindhonen në fushën e Feeynord për t’u ngjitur në vendin e dytë të renditjes. Pas javës së 32-të, Ajaksi ka vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Twente.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›