Nate bombash NATO fushate intensive ne Tripoli

Natë bombardimësh në Libi. Shpërthime të fuqishme kanë tronditur qendrën e Tripolit, ndërsa përmes sulmeve nga ajri NATO shkatërronte ndërtesën e përdorur nga kolonel Gaddafit për mbledhjet e tij. Për shkak të sulmeve kanë mbetur 50 persona të plagosur, e po kaq përllogaritet numri i të zhdukurve.
Dëshmitarët okularë njoftojnë për dëmtime të mëdha në pjesën e qytetit Bab el Asisija. Nuk është bërë e ditur se ku ndodhej Gaddafi në momentin e sulmeve. Një zëdhënës qeveritar dënoi këto sulme duke i quajtur si një përpjekje për vrasjen e Gaddafit. Tre rrjete televizive shtetërore kanë mbetur të errësuara për gati gjysmë ore, ndërsa zëdhënësi i qeverisë libiane avanconte propozimet.
“NATO duhet të kuptojë që nëse duhet vërtet paqja e demokracia në Libi. Duhet të ndalë bombardimet e të fillojë dialogun me ne. Dialogu është i nevojshëm, produktiv e mund të japë rezultate”- është shprehur ai.
Ndërkohë, në Misrata vazhdon rrebeshi i bombardimeve të Gaddafit. Në qytetin simbol të revoltës, situate humanitare sa vjen e bëhet me e rëndë. Furnizimet me ushqim e mjekime mbarritën vetëm përmes portit të qytetit, ndërsa shumë zona të qytetit nuk kanë as energji dhe as ujë të pijshëm. Lufta në qytet mes rebelëve e forcave të Gaddafit duket se ka arritur kulmin. Në vetëm 48 orë flitet për 38 të vdekur e mbi 100 të plagosur.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 prill 2011 )