Kampionati Kombëtar, FSHF shtyn ndeshjet

Të gjitha ndeshjet kombëtare të cilat ishin planifikuar të luheshin në fundjavë do të shtyhen. Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila thekson se shtyrja e ndeshjeve bëhet për shkak të kushteve atmosferike.
"Federata Shqiptare e Futbollit, duke parë kushtet e rënduara të vazhdueshme atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe për t'i ardhur në ndihmë klubeve për pëmirësimin e terreneve sportive, vendosi shtyrjen e plotë të të gjitha ndeshjeve të javës në kampionatet kombëtare: Kategoria Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, U-19 dhe U-17" thuhet në deklaratën për shtyp të FSHF-së