E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e kampionëve, Manchester dhe Lyon kalojnë në çerekfinale

Manchester United dhe Lyon janë dy skuadrat e radhës që kalojnë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në botë.
"Djajtë" e Manchesterit kaluan turin, pasi mundën me rezultatin e thellë, 4-0 kuqezinjtë e Milanit në stadiumin "Old Traffort".
Për Manchester United golat u shënuan nga Rooney në minutën e 13 dhe 46, Park në minutën e 59 dhe nga Fletcher në minutën e 88 të ndeshjes. Ndërkaq, që ndeshja e parë e luajtur në "San Siro" kishte përfunduar, po me fitoren e djemve nga Anglia. Përplasja e parë e "djajve" përfundoi me rezultatin 2-3 për Manchersterin.
Ndërsa Real Madridi ka barazuar në Santiago Bernabeu kundër Lyonit, dhe në këtë mënyrë është eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor të ekipit francez.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Stade Gerland, pati përfunduar me rezultat 1-0 në favor të francezëve, ndërsa takimi i zhvilluar në kryeqytetin spanjoll përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
Los Blancos arritën te goli i avantazhit në minutat e para të ndeshjes (6'), kur Cristiano Ronaldo mposhti portierin Hugo Lloris, dhe me epërsi minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë (75'), Lyoni arriti ta barazojë rezultatin me anë të Miralem Pjanic, dhe ky gol do të thoshte se Reali duhej të shënonte edhe dy herë për t'u kualifikuar.
Deri në fund, Los Merengues nuk ndryshuan asgjë dhe kështu i thanë lamtumirë edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›