Gerstner vs. Berishës: Bën si do vetë

www.albania-sport.com- Besart Berisha po përjeton momente jo të mira te skuadra e tij, Arminia Bieleleld. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua si zëvendësues (nga minuta e 75-të) në humbjen 0-1 në shtëpi të skuadrës së tij me Karlsruhen. Trajneri i tij, Thomas Gerstner, deklaroi se mbeti i pakënaqur nga loja e kosovarit 24-vjeçar (7 ndeshje këtë sezon, të gjitha si zëvendësues, asnjë gol). “Berisha nuk e kreu detyrën për të cilin unë e futa. Ai duhet të luante nga e djathta, por gjithmonë synoi të futej në zonën e rreptësisë”, - deklaroi Gerstner për gazetën gjermane “Westfalen Blatt”. Berisha është kritikuar gjithmonë për lojën e tij më shumë të karakterit individual.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 10 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili