E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i bën ofertë Ballackut

Sipas mediave angleze, Chelsea është gati që t'ia zgjasë kontratën Michael Ballackut, por gjermani duhet të bjerë dakort me uljen e pagës me 50%.
"The Sun" njofton se Blutë i kanë ofruar mesfushorit kontratë njëvjeçare, por me kusht që paga e tij të jetë shumë më e ulët se ajo e tanishmja.
Megjithatë, edhe pse Ballack dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford, ai dëshiron një kontratë të sigurt, së paku dyvjeçare, që të mund të luajë në Kampionatin Evropian 2012 me përfaqësuesen e Gjermanisë.
Pritet të shihet nëse dy palët do të merren vesh për vazhdimin e bashkëpunimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›