E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati, Sulmues shterpë, mungojnë bomberat

10 jave kampionat po prodhojnë një garë të fortë mes disa skuadrave për kreun por edhe për Europën. Sezoni duket një nga më të fortit e viteve të fundit në sajë të numrit të madh të pretendentëve për të arritur në finish të parët. Përtej cilësisë së lojës skuadra e rëndësishme të kampionatit po vuajnë disi shterpësinë e sulmuesëve. 5 ekipet që renditen në vendet e para Teuta, Tirana, Kastrioti, Skëndërbeu, Flamurtari sot nuk kanë një sulmues të mirfilltë që ti zgjidhë ndeshjet.

Shqiperia si një vend i vogël në futboll nuk është dalluar për sulmues të mëdhenj. Golashënuesi më i mirë i kombetares në mbi 70 ndeshje ka shënuar vetëm 15 gola.  Megjithatë në historinë e kampionatit ka patur nga ata që kanë shënuar shumë. Kohët e fundit situata po rëndohet,skuadra më e mirë e kampionatit Teuta nuk ka asnjë lojtarë në 15-të të parët e golashënuesëve.

Me i miri është një mbrojtës, Sheta me 3 gola. Tirana shënuesin më të mirë ka Balën me 6 gola por prej 4 javësh nuk shënon. Ndeshjet e vështira i ka zgjidhur një mbrojtës, Dushku. Flamurtari shënuesin më të mirë ka Hysen me 6 gola ndërkohë që sulmuesi tjetër Bërkic nuk ka shënuar asnjë gol. Situatë e vështirë edhe tek Skënderbeu, Daniel Xhafa sulmuesi kryesor i ekipit ka shenuar vetëm 1 gol ne 10 javë kampionat, aq sa edhe sulmuesi tjetër Gjergji Muzaka edhe atë gol ai e shënoi këtë fundjavë me 11-metërsh në Shkodër.

Xhevahir Sukaj mbetet i pari në renditje me 9 gola të shënuar. Sikur të mos mjaftojë kjo, ai është pezulluar tre ditë më parë nga drejtuesit e Vllaznisë me 4 muaj, për atë kapriçio në ndeshjen ndaj Skëndërbeut, ku nuk luajti pasi kërkonte një nga këstet e kontratës së tij. Perjashto shkodranin, mesatarja e sulmuesëve të tjerë këtë vit është shumë e ulët, kampionati po bëhet i mirë, por gola po shënohen pak.

Sot ekipi me rendimentin më të lartë është Bylisi që renditet në vendin e 8-të me 18 gola të shënuar. Pikpyetjet e situatës janë të shumta, gjenerata, cilësia individuale, taktika e lojës. Tifozët nuk kanë nevojë vetëm për golin, duan golin e sulmuesit apo sic quhet ndryshe, bomberin.

171 gola kanë shënuar 14 skuadrat e Superligës

171 gola janë shënuar pas 10 javës së Superligës nga 14-të skuadra që marrin pjesë në këtë sezon, me një mesatare prej 12.2 golash për secilën skuadër. Ndërkohë që golat e pësuar nga këto 14 skuadra janë vetëm 161 gola, pra secila skuadër ka pësuar një mesatare golash prej 11.5. Shifra të përafërta këto me golat e pësuar, që konfirmojnë edhe një herë nivelin e ulët të golashënuesëve por nga ana tjetër edhe të mbrojtësave. Me një sy të shpejtë të këtyre statistikave, kupton për një kampionat të barazpeshuar e me skuadra që pavarësisht cilësimeve, epiteteve, pagesave apo edhe emrave të lojtarëve që kanë në përbërje, janë krejtësisht të njëjta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›