Topalli-Mignon Ne Shqiperi transformime mjaft te medha
Në maj të vitit të ardhshëm, Shqipëria merr Presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke shënuar kështu një ngjarje historike për vendin.
Pritoritetet e kësaj presidence dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin tema kryesore e bisedës mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Jean-Claude Mignon, zëvendëspresident i Asamblesë së KiE-së, dhe kandidat për President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që Presidenca e Shqipërisë, pas 17 vitesh anëtarësimi, përkon edhe me vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Duke shprehur kënaqësinë për mundësitë e reja të bashkëpunimit, Mignon shprehu bindjen se Presidenca e Shqipërisë do të jetë një presidencë dinamike, aktive dhe ambicioze.
Mignon tha: “Jam i impresionuar nga transformimet e jashtëzakonshme në Shqipëri. Jam shumë i bindur se gjatë presidencës së Shqipërisë, bashkëpunimi për prioritetet dhe objektivat do të jetë shumë i suksesshëm”.
Biseda u ndal në prioritet e Presidencës shqiptare si pjesë e Platformës së kryesive të Trojkës së Komitetit të Ministrave, duke u fokusuar në: Reformën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Forcimin e demokracisë lokale; Dialogun ndërkulturor, edukimi ndaj tolerancës, sfidat e të jetuarit së bashku.
Në takim u diskutua gjithashtu për veprimtaritë e caktuara për promovimin e vlerave historike e kulturore të kombit tonë.
Jozefina Topalli dhe Jean-Claude Mignon biseduan më tej, mbi mundësitë konkrete për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.