Një robot i ri, për të kryer operacione
Kemi folur shumë shpesh sesi robotët janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe sa se aktivë janë ata në punët tona.
Kësaj radhe do ti referohemi një roboti, i cili do të përdoret për të kryer operacione më preçize sesa ato të kolegëve të tij, prej mishi e gjaku.
Roboti mjek quhet Robocast dhe ndërtimi i tij është projekt i një bashkëpunimi të frytshëm të qëndrave kërkimore në Itali, Gjermani, Izrael dhe Britania e Madhe, projekt i financuar nga Bashkimi Europian.
Roboti i ri mund të ndjekë deri në 13 modele lëvizjesh, krahasuar me 4 lëvizje të kryera nga dora e njeriut.