Lunaçek: Serbia në BE, duke i dhënë fund luftës
“Serbia nuk mund të fitojë statusin e vendin kandidat për në BE, ndërsa në kufijtë e saj vijon të përshkallëzohet dhuna”.
Kjo ishte deklarata e dhënë nga raportuesja e PE për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cila ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së të shtojnë trysninë mbi Serbinë, për ta detyruar Beogradin që të arsyetojë me ekstremistët serbë në veri të Kosovës.
Ndër të tjera, Lunaçek ka kërkuar prishjen e barrikadave dhe realizimin e planit të Marti Ahtisarit edhe në veri të vendit.