Kampionati aktual vleresohet si mjaft interesant
Vasil Bici tere karrieren e ka te lidhur me sportin, vecanerisht me futbollin. Ai ka drejtuar ekipe te ndryshme te futbollit shqiptar, si Dinamon, Teuten, Beselidhjen, Vllaznine etj. Pas detyres se re, duke qene njohes i mire i problemeve qe ka perjetuar futbolli, Vasil Bici thekson se do te jete edhe me i perkushtuar, prane futbollit. "Perkushtimi im do te jete maksimal. Vleresoj se sivjet kampionati eshte shume interesant dhe me i miri i gjate viteve te fundit. Do te perpiqemi qe t'i japim zgjidhjet e duhura te gjitha problemeve qe ka sporti, sikurse kane sektore te tjere te shoqerise."