E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ngec" transplanti i veshkave, shkak mosardhja e mjekeve italiane

Transplanti i veshkave ne vendin tone do te kryhet vetem atehere kur mjeket italiane te jene te lire, per te kryer nje udhetim ne Shqiperi. Megjithese kjo lloj nderhyrje duhet te kishte me shume se dy vjet qe duhet te kryhej ne spitalin tercial, ate "Nene Tereza", salla e operacionit nuk eshte vene ende ne funksionim. "Aktualisht ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" cdo gje eshte gati, vetem pritet ardhja e mjekeve italiane te cilet kerkojne te asistojne ne nderhyrjen e pare qe do te kryhet" eshte shprehur Bardh Spahia, sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise. Sipas ketij te fundit jane 4 cifte pacientesh, te cilet kerkojne te kryejne kete lloj nderhyrje dhe qe iu jane nenshtruar te gjitha ekzaminimeve dhe analizave te nevojshme. "Pacienti i pare qe do t'i nenshtrohet nderhyrjes se transplantim, eshte nje djale i ri i cili do te marre veshken pikerisht nga nje prej prinderve" ka pohuar Spahia. Sipas tij, pala italiane ka vene ne dispozicion 500 mije euro, per blerjen e aparaturave qe konsistojne ne pajisje per Laboratorin e Imunologjise ne QSUT, te cilat do te ndihmojne ne krijimin e nje mjedisi te pershtatshem, per dhuruesin e veshkes dhe pacientin. Kjo do te thote qe te sherbeje si nje nder garancite me te domosdoshme per kryerjen e transplantit dhe ne pajisje te nevojshme per sallen e kirurgjise, per kryerjen e operacionit. Pala italiane do te mbuloje edhe blerjen e aparaturave te nevojshme, qe do te sherbejne per realizimin e transplantit. Ky projekt i nisur prej vitesh pritet te nderprese edhe kurimet e shumta qe behen jashte vendit, si dhe te sjelle uljen e numrit te pacienteve te cilet kryejne hemodializen ne QSUT dhe ne rrethe. Ne Shqiperi vuajne 163 paciente nga semundja e veshkave, te cilet trajtohen me hemodialize.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›