E Diel, 1 Nëntor 2026

Pornografia po gllaberon adoleshentet

"Kam shume merak per djalin. Me duket sikur po shket nga mendte e kokes. Rri i mbyllur ne vetvete, nuk pranon te haje rregullisht, eshte agresiv. Apo nuk eshte ne moshen e adoleshences, naten rri pa gjume e shikon tv". Keshtu degjohej ne nje nga urbanet e linjes se unazes nje zonje qe mesa duket i ankohej shoqes se saj ne lidhje me problemin e te birit. "Mos shikon nga ata stacionet e ndaluara moj korbe", u degjua t'i thoshte kjo tjetra, ndersa gruaja e pare ngriti supet me njefare droje e gati-gati i lexohej tmerri ne sy. Duke qene se fenomeni i pornografise te adoleshentet po njeh perhere e me shume perhapje, sidomos me aksesin e te rinjve ne internet, ne iu drejtuam per kete ceshtje nje psikologu qe te na shpjegonte dinamiken e zhvillimit dhe evitimit te kesaj dukurie. Jashar Demiri shpjegoi per "KJ" se fenomeni i demshem ka gjetur mjaft terren, vetem se prinderit nuk dine se c'emer t'i vene "semundjes" se femijeve te tyre. Sipas tij, personat e obsesionuar pas saj nuk jane te pashprese, madje ata duhet te kerkojne ndihme per problemin e tyre. Pornografia eshte nje biznes qe ka si qellim fitimin, eshte nje industri ku luhen miliona e miliarda para, por per shkak te moshes se tyre, te miturit e keqkuptojne mesazhin, duke menduar se gjerat ndodhin kesisoj edhe ne realitet. E si perfundim c'ndodh: adoleshentet shfaqin shenja depresive.

Se pari, na sqaroni se cfare eshte pornografia?

Pornografia ka me teper qellime komerciale dhe eshte me terheqese per moshat e reja. Ne Shqiperi porografia denohet me ligj, por edhe organet kompetente gabojne ne dallimin e erotikes nga pornografia. Psh., nje veper nudo nuk do te thote pornografi.

Tani ne vendin tone nuk ekziston me tabuja ne lidhje me seksin, por disinformacioni. Te njerezit duhet te qendroje parimi qe nuk duhet bere gjithcka vetem pse nuk u ben dem te tjereve, pasi ne kete rast i ben dem vetes. Ne fakt, pornografia nuk krijon marredhenien e se bukures, por e deformon ate. Nuk zhvillon marredhenie normale dhe te shendetshme mes njerezve, duke kultivuar dashurine, perkundrazi ka ne thelb shfrytezimin. Keshtu mund te permendim pedofiline, zoofiline, nekrofiline, pra marredheniet me te vdekurit, sadizmin, mazokizmin etj. Te gjitha keto forma jane devijanca.

Si ndikon pornografia te femijet dhe adoleshentet?

Ende pa marre informacionin e nevojshem dhe te dobishem, femijet shpeshhere prezantohen me forma te demshme dhe te shthurura. Keshtu, ka femije e sidomos adoleshente qe rrijne gjithe naten duke pare porno ne televizor, masturboje e bejne sjellje te tjera te demshme, ndersa prinderit i sjellin me pas te psikologu, pasi mendojne se femijet e tyre kane rene ne depresion, per shkak te shenjave qe shfaqin.

A keni ju paciente qe vijne te marrin ndihme per kete problem?

Shume fare, mund te themi se tendenca eshte qe ata te shtohen vazhdimisht. Sigurisht qe prinderit nuk dine gje se c'ndodh me ta. Madje, shpeshhere te miturit perpiqen te bejne rezistence e te mos i tregojne gje as psikologut, edhe pse ka shume menyra per ta kuptuar nje femije qe eshte bere i varur nga pornografia. Sigurisht qe mbi te gjitha ruhet sekreti profesional, ndaj personat qe krijojne kete varesi nuk duhet ta kene problem te kerkojne ndihme. Ata nuk duhet ta shohin veten si te cuditshem, pasi problemi i tyre ka zgjidhje nese ata kerkojne ndihme.

Cfare simptomash kane ata?

Keta adoleshente jane pergjithesisht indiferente ndaj asaj qe ndodh rreth e perqark tyre, nuk jane te vemendshem, sillen rende me njerezit e familjes etj. Keto jane arsyet qe i shtyjne prinderit te mendojne se femija i tyre ka rene ne depresion, nderkohe qe ne fakt nuk eshte ashtu. Ne pervojen time me ka ndodhur te kem te beje edhe me adoleshente te hershem qe me kane kerkuar t'u tregoj se ku ka prostituta, me te cilat ata mund te krijonin eksperiencat seksuale qe kishin pare ne tv apo internet.

Disa thone qe te shohesh pornografi eshte nje lloj zgjidhjeje, kur nuk ke alternativa te tjera. Sa e vertete eshte kjo?

Kjo eshte absolutisht e pavertete. Pornografia nuk eshte asnjehere zgjidhje, perkundrazi, eshte e demshme.

Ku qendron problemi ne kete rast?

E keqja eshte se njerezit mesohen me pornografine dhe nuk u ben me pershtypje. Per me teper, njihet edhe fenomeni qe quhet pigmalionizem, qe do te thote te biesh ne dashuri me dicka qe nuk ekziston, me nje pikture apo skulpture, te cilet personi nuk e has ne realitet dhe mbetet i zhgenjyer. Edhe kjo eshte e demshme.

Ku ndryshon pornografia nga erotizmi?

Nuk kemi nje vije apo kufi te qarte per kete, por une do te thoja qe atje ku fillon demi i erotikes nis ceshtja e pornografise. Gjeja me e mire per femijet eshte qe te afermit e tyre te perpiqen t'i mbajne ata larg ketyre gjerave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›