"Qemal Stafa", nje stadium modern
Pak dite me pare, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, ne konferencen e pare per shtyp te vitit 2009 deklaroi se FSHF dhe organizmat nderkombetare, FIFA dhe UEFA, kane gati nje projekt madhor, per te shnderruar stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne nje impiant modern, sipas standardeve evropiane. Sipas Dukes, vlera e projektit shkon ne shifren 10 milione euro, ku gjysmen duhet ta mbuloje qeveria shqiptare. Nderkaq jepet zyrtarisht drita jeshile dhe nga perfaqesuesit e shtetit, nepermjet drejtorit te Drejtorise se Sporteve, Vasil Bici: "Sa per stadiumin "Qemal Stafa", personalisht, si trajner futbolli, qe kam punuar dhe drejtuar mjaft ekipe te cilat kane luajtur ne ate stadium, do te isha i lumtur qe ta shihja sa me pare me te njejtat standarde, si ne vendet e tjera te Evropes.' - thekson Bici. "Propozimi i fundit i drejtuesve te FSHF-se, per te investuar dhe shnderruar kete stadium, ne nje impiant modern dhe evropian eshte pozitiv, sepse ne fund te fundit ai do te jete ne mes te kryeqytetit, do jete ne sherbim te sportit, ne sherbim te gjithe shoqerise shqiptare. Ne kete pike nuk ka asnje medyshje se behet fjale per nje investim me interes dhe qe eshte mirepritur nga ana e shtetit. Per detaje, se kur dhe se si do te procedohet," - vijon drejtori i Drejtorise se Sporteve prane MTKRS-se, - "para se te nise puna per ndertimin e stadiumit do te ngrihen borde me specialiste te mirefillte, qe do te diskutojne dhe miratojne projektin, me qellim qe te kemi shume shpejt nje stadium sa me modern."