E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati dimëror, fitojnë Shala e Bregu

Klodiana Shala dhe Admir Bregu janë fituesit e parë për vitin 2009 në atletikë. Dy sportistët e mësipërm arritën të shpallen më të mirët në kampionatin individual dimëror të kësaj disipline, i cili është edhe aktiviteti i parë sportiv për këtë vit të ri kalendarik. Gjithçka është zhvilluar dje, në ambientet e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". Shala dhe Bregu triumfuan kundrejt rivalëve të tyre, për shkak se grumbulluan numrin më të madh të pikëve. Klodiana Shala dominoi në garën e 60 metrave ku u shpall fituese, duke rikonfirmuar sërish titullin e kampiones së vendit. Ajo është shpallur njëkohësisht edhe sportistja më e mirë e kampionatit, pasi grumbulloi më shumë pikë se të tjerat. Ndërsa për meshkuj, garën e 60 metrave e dominoi Admir Bregu. Si Klodiana Shala, edhe Admir Bregu do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të Athinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›