Kina lë prapa Gjermaninë
Sipas të dhënave të qeverisë kineze dhe Bankës Botërore, Kina tashmë është ekonomia e tretë në rang botëror, duke lënë pas lokomotivën ekonomike të Evropës, Gjermaninë. Sipas studimit të fundit të qeverisë kineze, rritja për vitin 2007 ka qenë 13 për qind dhe jo 11.9 për qind, siç kishte rezultuar më parë, gjë që e çon GDP-në e këtij vendi në 3.4 trilionë dollarë, rreth 3 për qind më shumë se GDP-ja e Gjermanisë, e cila, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, ishte 3.3 trilionë dollarë.